Deputeti i LDK-së, Hashi Avdyli tha se do të votojë kundër rrëzimin të Qeverisë dhe se për këtë vendim merr përgjegjësi.
Ai tha se mocioni është i ngutshëm dhe duhet të shtyhet, raporton Ekonomia Online.
“Prandaj ne sot këtu në këtë Kuvend do të duhej të flisni për shëndetësi dhe për mungesat e tyre e për furnizimin e me barna. Kosova kishte problem të mjaftueshme edhe nga Qeveritë e kaluara. Sot po futemi në një paqartësi institucionale dhe mund ta bënte rënien e qeverisë por nuk e di sa do të ishte funksionale”.
“Nëse po duam ta rrëzojmë këtë Qeveri dh eta lëmë në dorëheqja nuk po më duket e saktë. Ne kemi thënë që nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në me AAK-në dhe Nismën nuk kemi vija të kuqe”.
“Kjo Qeveri po rrëzohet për taksën dhe mendoj që na bënë të pamundshme ta rrezojmë një qeveri për mos heqje të taksës dhe të hymë me dikën në qeveri për mbajtje të taksës. Mocioni është i ngutshëm dhe duhet të shtyhet deri sa të piqen kushtet demokratike dhe unë votoj kundër mocionit”.