Avokatët e të akuzuarve për vrasjen e Ivanoviqit kërkojnë ndërprerjen e paraburgimit

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të seancës për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, avokati i Rade Basar Tomë Gashi ka kërkuar nga gjykata që ta ndërpresë masën e paraburgimit, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo sipas Gashit, pasi që klienti i tij nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast.

“Ai ka qenë hetues i Policisë së Kosovës dhe asnjë informatë nuk ju ka dhënë shërbimeve serbe, kjo çështje është e rëndësishme që të vërtetohet që stafi i Policisë së Kosovës nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit”.

“Kjo çështje nëse vazhdon kështu do të zgjasë shumë ndërsa ne kërkojmë që ta ndërpresë masën e paraburgimit”.

Musa Damati avokat i  Silvana Arsovic tha se disa personalitete po tentojnë ta njollosin angazhimin e tij, raporton EO.

“Disa personalitete të larta kanë tentuar që ta politizojnë angazhimin tim në këtë çështje. Në fund të këtij procesi do të konfirmohet se klientja unë është përfshirë në mënyrë aksidentale”.

Të ngjashme