Avokati i Bahtirit: Kallëzimi penal që ka bërë Thaçi është pa bazë juridike

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Tomë Gashi, avokat i Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se kallëzimi penal që Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë sot klientit të tij nuk ka bazë juridike.

“Agim Bahtiri nuk ka kërcënuar dhe nuk ka ndjell urrejtje. Askush nuk ka përgjegjësi për mënyrën se si Presidenti e ka kuptuar deklarimin e Bahtirit”, ka thënë Gashi përmes telefonit për Klan Kosova.

“Letra për Aleksandër Lumezin nuk është kallëzim penal por presion për Kryeprokurorin. Një ish udhëheqës i UCK-së nuk duhet të ketë frikë nga një deklarim si ai i Agim Bahtirit. Po të isha në vend të këshilltarëve të Thaçit do të këshilloja ndryshe. Nuk e di se di një kryetar shteti ka kohë të merret me deklarime tilla”.

“Thaçi duhet të merret me luftimin e Koronavirusit dhe ta ndihmojë Qeverinë dhe jo të ngritë padi ndaj Agim Bahtirit vetëm pse ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje”.

Të ngjashme