Ermir Beta, avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj ka deklaruar se ka dërguar me postë ankimimin drejtuar gjykatës së apelit të posaçëm ku kundërshtohet masa e arrestit me burg ndaj Veliaj. “Apelojmë vendimin e parë, atë të datës nëntë shkurt”, tha avokati në një bisedë telefonike me Top Channel. Ai shtoi se po bën gati dhe […]
Avokati i Erion Veliajt: Dorëzuam ankimimin për të kundërshtuar masën arrest me burg

Ermir Beta, avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj ka deklaruar se ka dërguar me postë ankimimin drejtuar gjykatës së apelit të posaçëm ku kundërshtohet masa e arrestit me burg ndaj Veliaj.
“Apelojmë vendimin e parë, atë të datës nëntë shkurt”, tha avokati në një bisedë telefonike me Top Channel.
Ai shtoi se po bën gati dhe apelimin e dytë për vendimin e datës 12 shkurt ku gjyqtari antikorrupsion z. Erjon Bani la në fuqi gjatë verifikimit të kushteve masat qe kishte shpallur në mungesë.











