Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija ishte i izoluar prej të tjerëve, i duhet trajtim – Prokuroria të marr masa

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 12:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nasuf Hasani, avokati i familjes së 3-vjeçarit që dyshohet se u sulmua fizikisht në çerdhen “Gëzimi ynë”, tha se me prindërit e fëmijës kanë dhënë një intervistë në Polici, raporton Ekonomia Online.

Hasani tha se presin nga Prokuroria që të veprojë sipas procedurave, teksa shtoi se edhe edukatoret janë intervistuar nga ana e Policisë.

Ai para mediave ka potencuar se fëmija ka pësuar trauma nga ky rast dhe se është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, ku sipas tij, nga punëtoret social i’u është rekomanduar edhe trajtimi i detyrueshëm i fëmijës nga psikologu.

Avokati theksoi se veprimet e punonjësve të kopshtit kanë qenë të vrazhda ndajë fëmijës.

“Sa po e dha një intervistë rreth ngjarjes prindi i fëmijës. Siç e patë edhe në videot e postuara pa asnjë mëdyshje se punëtoret e kopshtit kanë kryer vepër penale. Përveç që kanë kryer vepër penale konsideroj që është dashtë ta denoncojnë rastin edhe përkundër asaj që drejtoria e kopshtit ka qenë konstruktive në këtë rast. Përkundër asaj që Komuna e Fushë-Kosovës e pamë nëpër medie se paralajmërim që do të marrin vendim për punonjësit. Vetë veprimet e punonjësve të kopshtit kanë qenë veprime shumë të vrazhda duke e pasur parasysh kategorinë e personave të ndoshëm që janë fëmijët. Ne presim nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria të veproj sipas procedurave në fuqi”.

“Sa e pamë ne janë marr më intervistë, akoma qëndrojnë këtu në stacionin policor. Në bazë të informacioneve që kemi provat të cilat i kanë grumbulluar tash duhet t’i dërgojnë ne Prokurori dhe prokurori vendos për kufizimin e veprës penale. Për ne nuk është kontestuese, se paku mendojmë që i kanë bërë tre vepra penale dhe në bazë të provave, përkatësisht videot, pa asnjë mëdyshje kanë kryer vepër penale”, tha ai.

“Hera e parë ka qenë dhe vlen të theksohet se fëmija ka trauma, sa i përket çerdhes është e pa mundur të vesonin me dërguar në kopsht. Kur të qetësohet situata, fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që e ka. Nuk kanë qenë veprimet e duhura që të izolohet fëmija nga bashkëmoshatarët e tij. Edhe gjatë natës siç thekson nëna është me trauma, zgjohet matën, nuk do me ja rikujtuar muhabetet që i kanë pasur rreth kopshti. Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Konsideroj që sipas punëtorëve social tashmë e ka të detyrueshme që t’i nënshtrohet një trajtimi psikologjik për fëmijë sepse është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Dhe jo vetëm fëmija, por edhe gjithë rrethi familjarë”.

“Sa i përket drejtoreshës se kopshtit vlen të theksohet se ka qenë konstruktive dhe për as një moment nuk ka pasur tendencë që të amnistoj dikush nga veprimet  të cilat i kemi parë të gjithë”, tha ai.

Të ngjashme