Avokati i Fatmir Limajt, Kharim Khan, tha se pas një varg akuzash ndaj klientit tim, sot e drejtat triumfoi, e Limaj, nuk u gjet fajtor në të gjitha pikat e aktakuzës.
Sipas tij, e vërteta u zbulua dhe lajmet e pavërteta u dëshmuan, raporton Ekonomia Online.
Ai tha po ashtu se klienti i tij nga fillimi ishte i pafajshëm dhe se gjykatës iu deshën këto vjet për të dëshmuar të kundërtën e akuzave.
“Sot e vërteta u tha. Çdo i akuzuar u gjet i pafajshëm në secilën pikë të akuzës. Arsyeja se pse unë besoj në ligj është se në shumicën e rasteve, pavarësisht politikës apo ndonjë motivi tjetër, është shumë e vështirë të fshehësh një gënjeshtër në sallë të gjykatës”.
“Ka pasur dhembje dhe stres, jo vetëm për Limajn e djalin e tij, por edhe për vajzat, familjen e shokët. Por pas gjithë kësaj, është një lehtësim që emrat u janë pastruar”.
Ndërsa prokurori i rastit Charles Hardaway nuk ka specifikuar nëse do ta apelojë vendimin e gjykatës.
Ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, është shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës për rastin e njohur si MTPT.
Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.