Avokati Arbër Jashari teksa kujtoi sulmin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit tha se reagimi i institucioneve të sigurisë që bën me 24 shtator të 2023 do të mbetët përherë një histori si një nga betejat më të ndritshme në mbrojtje të shtetit dhe sovranitetit.
“Sot bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë. Reagimi i institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, në mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 2023, do të mbetet përherë në histori si një nga betejat më të ndritshme në mbrojtje të shtetit dhe sovranitetit. Ndërkaq, rënia e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku është shembulli më sublim i sakrificës në krye të detyrës”, ka shkruar Jashari.
Po ashtu Jashari tha se beteja nuk ka përfunduar derisa Millan Radoiçiq, si kryesori i grupit terrorist shëtitet i lirë nëpër Serbi.
“Gjithsesi, kjo betejë nuk ka përfunduar, derisa i akuzuari kryesor për organizimin e këtij sulmi Milan Radojqiq, shetitet i lirë në shtetin e Serbisë. Ky dhe gjithë bashkëpjesmarrësit tjerë, duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, përfundon shkrimi i Jasharit.