Avokati Jashari: Vrasja e Afrim Bunjakut është akt terrorist, kërkohet përmbajtje në deklarime

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arbër Jashari ka reaguar lidhur me vrasjen e heroit Afrim Bunjaku, duke theksuar se bëhet fjalë për një akt të kryer nga një organizatë kriminale, të cilin Prokuroria Speciale e ka cilësuar si “kryerje e veprës terroriste”, sipas nenit 129 të Kodit Penal të Kosovës.

Ai ka sqaruar se kjo vepër dënohet me minimum 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm, shkruan Ekonomia Online.

Jashari ka kërkuar që individët pa njohuri të thella juridike të jenë të përmbajtur në deklaratat publike, pasi që deklarimet e pamatura mund të shkaktojnë konfuzion dhe dëmtojnë procesin e drejtësisë.

‘Kryerje e veprës terroriste’, e sanksionuar me nenin 129, paragrafi 3 të Kodit Penal te Republikës se Kosovës. Kjo vepër, që përfshin edhe elementin e vrasjes, dënohet me minimum 15 jetë burgim dhe maksimum me burgim te përjetshëm. Është e domosdoshme qe personat që nuk kane njohuri te mjaftueshme juridike te jene te përmbajtur ne deklarimet e tyre, sidomos ne raste kaq te ndjeshme. Deklaratat e pamatura mund te krijojnë huti dhe konfuzion ne opinionin publik, je që nuk i shërben as drejtësisë, as te vërtetës”, ka thënë ai.

Të ngjashme