Avokati serb Sekuloviq: Nacionalizmi është një element paragjykimi ndaj të tjerëve, prandaj sot po ndodh agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Nacionalizmi është një element paragjykimi ndaj të tjerëve si dhe kërcënim ndaj të tjerëve, sikurse është rasti i Rusisë ndaj Ukrainës.

Kështu mendon avokati serb Vlatko Sekuloviq, duke shtuar se një qëndrim i tillë thjesht nuk ka asnjë justifikim.

“Nacionalizmi është një ndjenjë lidhjeje, por me një element paragjykimi ndaj të tjerëve, në kuptimin e përceptimit të të tjerëve si kërcënim, në rastin konkret të Rusisë ndaj Ukrainës”, thotë Sekuloviq në një intervistë për The Geopost.

“Mendoj se një qëndrim i tillë thjesht nuk ka asnjë justifikim dhe prandaj sot flasim për një agresion të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, shton ai. Sekuloviq thekson se rusët do të vazhdojnë interesat e nacionalistëve serbë.

“Interesat e nacionalistëve serbë dhe rusë janë në një fazë rastësie, nuk do të përjashtoja nacionalistët e tjerë në territorin e Evropës, nëse interesat e tyre përkojnë me rusët, rusët do t’i mbështesin dhe anasjelltas”, thekson avokati nga Beogradi. Në këtë intervistë ai ka folur edhe për definicionin e nacionalizmit dhe konceptin e nacionalizmit në Ballkan.

Të ngjashme