Avokatja e Jasharit kërkon që klienti i saj të kthehet për trajtim në vendin ku jeton

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 10:56 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokatja e Murat Jasharit, Femije Gashi-Bytyqi tha se edhe pse ekspertët kanë paraparë që Jashari të kthehet në vendin ku jeton, gjykata në kundërshtim me këtë vendim vendosi që i njëjti të trajtohet në Kosovë, në institutin e psikiatrisë, raporton Ekonomia Online.

“Gjykata aprovoj propozimin e Prokurorsisë Speciale që të jetë në institutin e psikiatrisëforenzike. Ky vendim bie në kundërshtim me ekspertët zviceranë dhe kosovarë, ata kanë thënë që Murat Jashari të kthehet në vendin ku jeton”, tha ajo.

Nikë Shala, avokati i Sabit Berishës tha se do të kërkojnë dëmshpërblim pasi klienti i tij është dëmtuar pasi prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale.

“Me plotë të drejtë prokurori ka heq dorë dhe nga sot klienti im është i lirë, do të parashtroj kërkesë për dëmshpërblim”, tha ai.

Ramiz Krasniqi, avokati i Sadri Ramabajës, kundërshtoi vendimin e gjykatës për dënimin e klientit të tij, duke thënë se i krejt procesi ka qenë i montuar.

Ai tha se do të ankohen ndaj këtij vendimi të gjykatës.

“Ky është një aktgjykim që flet se gjyqësori është i ndikuar, i kapur Ky është edhe një provë në këtë drejtim. Ne do të ankohemi për këtë vendim”, është shprehur ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor të akuzuarit në rastin “Syrin e Popullit”, raporton Ekonomia Online.

Murata Jashari për 10 vjet do të qëndrojë në institucion shëndetësor në trajtim të detyrueshëm psikik.

Kurse Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burg, por që në këtë dënim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Përderisa Avni Llumnica, është dënuar me 12 vjet burgim, duke iu llogaritur edhe koha gjatë paraburgimit, si dhe i është konfiskuar vetura X6.

Llumnica pas marrjes së vendimit ka thirrur ‘tradhti’, më pas ka fyer trupin gjykues ,e ç’rast policia e ka nxjerrë jashtë. 

Ragip Sallova u dënua me 4 vjet, Bajrush Konjusha 3 vjet, Halim Halimi 3 vjet, Rexhep Topllana 2 vjet dhe Behxhet Lluzha 2 vjet.

Të ngjashme