AVONET: Avokati i Popullit nis hetimet për produktet medicionale të Serbisë

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 10:13 | Nga

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, njofton se pas raportimit të tyre përkitazi rreth importimit në mënyrë të paautorizuar të produkteve medicionale nga Serbia, ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të popullit, i cili sipas tyre ka hapur edhe hetime me vetiniciativë.

Në përmbajtjen e-mailit drejtuar AVONET-it, thuhet se me pajtim me nenin 16.4 të ligjit Nr.05/L-019 për, Avokatin e Popullit, ky institucion ka hapur hetime me vetiniciativë, duke u bazuar në deklaratën tonë të publikuar në media me datë 12 tetor 2016 me titull “Shëndeti i qytetarëve tashmë po rrezikohet edhe nga produktet medicionale të Serbisë”.

AVONET falënderon këtë institucion për reagimin e saj si dhe hapjen e këtij hetimi për të cilin besojmë dhe shpresojmë se nuk do të has në “vesh të shurdhër”.

“Edhe njëherë në shpresojmë që drejtësia të reagojë sa më shpejt dhe ta kryej punën e saj në parandalimin e importimit të këtyre produkteve me rrezik për shëndetin e popullit”, thuhet në komunikatën e AVONET-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme