Avonet: Komuna e Ferizajt po favorizon parkingjet private

Ferizaj | 29 Jan 2018 | 16:15 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” thotë se me vëmendje ka analizuar vendimin për parkingje dhe ndryshimin e qarkullimeve të automjeteve në komunën e Ferizajt.

Ndalimi dhe parkimi në rrugën “Hamzë Jashari”, prej ish objektit të Gjykatës Themelor të Ferizajt deri tek objekti i Komunës, AVONET konsideron se një vendim jo i duhur dhe si i tillë vetëm që ka krijuar pakënaqësi tek qytetarët dhe ka favorizuar parkingjet private në këtë rrugë.

AVONET vlerëson se kjo pjesë e rrugës ka qenë mundësi e vetme për të mundur qytetarët për të parkuar në raste të punëve që ata dhe ato kanë pasur të kryejnë në administratën e Komunës së Ferizajt.

AVONET konsideron që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, nuk ka vepruar drejt në ndalimin dhe parkimin në këtë pjesë të rrugës Hamzë Jashari e që në fakt as që janë krijuar pengesa në komunikacion në të kaluarën, por siç shihet qëllimi i këtij vendimi është se në këtë pjesë të kësaj rruge janë tri parkingje privat që as nuk posedojnë leje për një veprimtari të tillë, të cilët janë favorizuar.

Rrugë “12 Qershori” nga rruga “Zenel Hajdinij”, e cila tashmë mund të zhvillohet komunikacion një kahjore, AVONET shpreh shqetësimin se kjo ka krijuar një mos pengesa në komunikacion.

Siç dihet Komuna e Ferizaj, për disa vite më radhë është duke u ballafaquar më problemi e parkingjeve dhe qarkullimin e automjeteve, andaj AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj Agim Aliu të ç’fuqizon vendimin dhe të bëjë një alternativ tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme