Azemi: Greva e punëtorëve varet nga oferta që do të ofrojë Komuna e Prishtinës

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, nesër do ta pranojë ofertën nga Komuna e Prishtinës lidhur me pagat e punëtorëve që janë në grevë.

“Nesër pritet që Komuna e Prishtinës të më ofroj ofertën për rritjen e pagës për punëtorët që janë në grevë dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do ta vlerësojmë këtë se a do të jetë e pranueshme për ne, apo jo”, ka bërë të ditur Azemi, nëpërmes një njoftimi në Facebook.

“Greva vazhdon deri në një vendim tjetër”, ka shkruar ai.

Të ngjashme