Azemi kritikon Qeverinë: Punëtorët po largohen nga puna, me zor po i ndalim që mos të protestojnë

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 12:54 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se faturën e pandemisë po e paguajnë punëtorët e këtij sektori.

Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se tashmë situata po përkeqësohet dhe me zor janë duke i ndalur punëtorët që të mos protestojnë.

“Ka edhe punëtorë të rrezikuar që punojnë nëpër qendrat mjekësore, dhe nuk ka punëtorë teknik që punon dhe nuk e ka kaluar fazën e Covidit andaj  Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ta, përveç një shtese qesharake”.

“Andaj ne kemi dal me një kërkesë që për çdo muaj përderisa të jemi në këtë gjendje për këta punëtorë duhet stimuluar me nga 150 euro sepse janë të parët që ballafaqohen me pacientë. Ne e dimë se në çfarë gjendje jemi dhe e dimë se si po mundohemi ta ndalim protestën e këtyre punëtorëve për të cilët klasa politike nuk po i trajton si duhet”.

Mes tjerash Azemi tha se nga varianti i ri Delta është krijuar një situatë kaotike dhe disa nga punëtorët e sektorit privat tashmë janë njoftuar që të mos shkojnë në punë, për çka edhe nuk do të paguhen.

“Është krijuar një situatë kaotike e një situatë frike për të cilën nuk e dimë se çfarë do ndodh deri nesër. Ne edhe ashtu kemi qenë të rënduar nga pjesa e parë e pandemisë. Tash punëtorët kanë filluar të na njoftojnë përmes telefonatave se pronarët  e kompanive i kanë njoftuar që deri në njoftimin tjetër të mos vinë në punë dhe nuk do të paguhen këta punëtorë dhe mirëqenia e tyre do të përkeqësohet”.

“Ne kemi thënë se këtë rrëmujë që e kemi përpara, nuk jemi duke e baraspeshuar sepse punëtorët e sektorit privat po e kanë barrën kryesore e ndërsa punëtorët e sektorit publik një pjesë  e tyre po qëndrojnë në shtëpi ku pagat e tyre janë dyfish dhe trefish më të mëdha. Andaj fatura përfundimtare e krejt kësaj pandemie po shkon në shpinën e sektorit privat”, theksoi tutje ai.

Ai thotë se në momentin e parë që do lirohen masat do të kërkojnë të drejtat që ju takojnë, raporton EO.

“Nuk dua të flas në këtë kohë sepse tash është momenti të bashkohemi rreth obligimeve që i kemi, e kryesorja është që të dalim nga kjo situatë. Por qeveria e Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë problem ashtu si duhet dhe nëse vetëm fillon lehtësimi i masave atëherë të jeni të bindur që në momentin e parë do të kërkojmë të drejtën që na takon”.

Të ngjashme