Baba i hajnave!

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 19:07 | Nga Kimete Berisha
  • Me hajnat e Albin Kurtit më së shumti po çuditen hajnat!
    Aq pa takt e në mënyrë amatore kanë vjedhur këta t’Kurtit sa që me guximin e tyre i kanë çuditur edhe hajnat më të rryer.
  • S’është aspak e çuditshme që vjedhin ministrat e Albin Kurtit, gjithmonë kanë vjedhur dhe do të vjedhin shqiptarët, por është e palogjikshme që Albin Kurti u bë avokat i hajnave, aq fort, sa s’lë shibël të bie mbi ta!
  • Pse i mbron hajnat Albin Kurti?
    Që janë të tij, apo që, ky mund të mos jetë më normal!
    S’di a do të ishte e tepërt të them se ata vjedhin për të.
  • Të ishte ndryshe, do të
    distancohej, sa më larg. Ose të bëhej i mençur, ti hiqte këta hajna të dalë boje e të angazhonte hajna të Ri, derisa të zbulohen….
  • Që u bë baba i hajnave, u bë, por pse nuk përpiqet ta fsheh, s’e kuptoj pse këta njerëz nuk vjedhin fshehtë, por hapur e me arrogancë…
  • A është e mundur që gjithë atë luftë që Albin Kurti e ka bërë në opozitë, në emër të idealeve, e ka bërë për
    të vjedhur pare.
  • Materialist me fjalë të idealistëve!
    Apo, idealist ateist, që s’shkon hiç, se e mbaj mend veten si nxënëse që isha me Hegelin (idealist), kundër Marksit (materialist – ateist).
  • Veç Zot s’kam parë këtu!
  • E çka do të blejë ky, me gjithë ato pare….
  • E ka legjitimuar krimin e organizuar dhe e ka familjarizuar vjedhjen.
    E ka bërë normale konfliktin e interesit dhe korrupcionin.

-.U kanë dhënë miliona euro vëllezërve, kunatave, motrave, dashnorëve e dashnoreve…
Nuk e fshehin.
Vjedhin sy ndër sy, vjedhin ashiqare.

  • Pse vjedhin ashiqare?

Pse s’i kanë lënë dy gurë bashkë!

  • Miellin e rezervave e kanë vjedhur me ndihmën e një shoku bukëpjekës!
  • Vajin ushqimor të rezervave shtetërore e kanë vjedhur. !
  • Fasulin e ushtrisë e kanë vjedhur pa e blerë!
  • Ka vjedhur Vitia edhe në emër të maskave gjatë pandemisë e të ilaçeve, por për t’u dukur të tokës, janë përcaktuar të vjedhin kryesisht ushqim dhe gjëra të amvisërisë, pra janë hajna folklorikë që vjedhin me def e me tupan, ama që e mbajnë veten për elitë.
  • Paradite vjedhin lopë, e në
    mbrëmje shkojnë në Teatër për ta parë shfaqjen e operës ‘Eugene Onegin’ !
  • Oh, sa gjynah, Onegini!
  • E kanë paguar Tetëmijë euro në muaj ekspertin në Spanjë për shërbimet e tij prej sarhoshi.
  • E paguajnë Pesëmijë e kusur euro në muaj ekspertin në Prishtinë për të pirë cigare…
    Ky i Prishtinës si personazh i Markezit, një orar pune e kanë parë duke pirë cigare njërën pas tjetrës në oborr me shikim të ngulitur në mur!

-,Një ministër (me një rrogë) i ka blerë dy shtëpi në lagje luksoze.
Si do t’ia konfiskojë Albini shtëpitë Liburnit, nuk mundet, ose edhe mundet, po pastaj nuk mundet….

  • Tjetri ministër e ka blerë një lopë 100 mijë euro.
  • Tjetra ministre e ka fshehur pasurinë e saj nga shteti;
  • Çfarë do të konfiskojë Albin Kurti!
  • Lopën e Pecit!
  • Këshilltari politik e ka këshilluar Pecin që është në favor të zhvillimit të bujqësisë së Kosovës që edhe këtij t’ia jap 100 mijë Euro!

-.Po thu’ a?

Këshilltar më tarzan nuk bën nana. Një gajbe molla – 100 mijë euro!
Ndoshta janë edhe dy gajbe, por kush i ka numëruar!
Ata që numërojnë – vjedhin!

-.A mund ta konfiskojë Albin Kurti pasurinë e fshehur të Donika Gërvallës!
Nuk mundet sepse nuk e di ku është ajo pasuri, se Donika e mban sekret shtetëror!

  • A mundet që Albin Kurti ta konfiskojë ahurin fantom të vëllait të deputetes së tij, që ka kushtuar njëqind mijë euro.
  • Nuk mundet sepse nuk ekziston ahuri!
  • Ahuri kushton aq shtrenjtë sepse përmbi derë do ta ketë të varur një kordele pembe me fije ari, si ajo e Pelës materialiste dhe egoiste, Moli, në Fermën e Kafshëve’.
  • As paratë nuk mund t’ia konfiskojë atij vëllaut të motrës, se janë harxhuar!
  • E Donikës hiç se hiç s’mund t’ia konfiskojë afro 90 mijë euro fjetje në bujtina të Amerikës!
    S’mundet sepse gjumi nuk konfiskohet!
  • Përveç vjedhjes së buxhetit dhe ndarjes së pasurisë shtetërore me shokë dhe me familjarë, Albin Kurti ka spikatur edhe në seks!
  • Njëmbëdhjetë mijë shqiptarë, gra e burra në Facebook janë pajtuar me deklaratën e Albin Kurtit se ideja për seks publik e ministres së tij është keqkuptuar nga shqiptarët e Serbisë dhe të Rusisë, si dhe nga ata që e luftojnë seksualisht Kosovën e tij!
    Qëllimet seksuale të ministres kanë qenë edukative!

-.Pasi që populli dhe gazetarët konstatuan njëzëri se seksi është ‘krim’, Albin Kurti u tërhoq nga ‘edukata seksuale’ dhe tha që ideja perverse ishte e Arsim Bajramit!

  • Arsimi nuk e pranoi krimin!
  • Unë me një tjetër kasavet, mua më këputet shpirti se pse nuk quhet lënda ‘Edukata dashurore, po quhet edukata seksuale…’!
  • Prandaj, kjo luftë ‘hibride’ e shqiptarëve proserb dhe prorus ishte fitore për Albin Kurtin, sepse e detyroi Albin Kurtin të heq dorë nga fantazitë seksuale të ministres së tij, që sipas Frojdit jeta seksuale e grave është një ‘kontinent i errët’ për psikologjinë, prandaj kaq pak e hiç dihet për këtë ‘kontinent’!

-E si do ta konfiskojë ky kontinentin e errët seksual, kur ky kontinent s’shihet nga errësira!

  • Veç Albin Kurtit i ka ndodhur që të merret me seks në dimër, derisa shumica e shkollave nuk kanë ngrohje!
  • Ministrja e ka pasur nijet që bananet për orët edukative t’i sigurojë vetë!
    Nuk e ka marrë parasysh se ka njerëz që kanë fobi prej bananeve si ministrja e barazisë gjinore në Suedi, e cila e ka ndaluar nëpër zyra ‘praninë’ e bananeve sepse vuan nga bananofobia, dhe kështu kudo që shkon në takime, paraprakisht i largojnë bananet se përhënët!
  • Për korrupsionin kombëtar të Albin Kurtit s’ka koment:
  1. U bë me Radojçiqin kundër pagave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së!
  2. I prishi marrëdhëniet me Shqipërinë, me Amerikën dhe me BE-në;
  3. Tha se gjuha shqipe në Maqedoni nuk ëahtë gjuhë zyrtare!
  • Fluturoi dhe ra në të njëjtën stinë, si gjethe vjeshte.
    Albin Kurti dështoi jashtëzakonisht shpejt.
  • Sikur krejt shqiptarët të çoheshin në këmbë kundër Albin Kurtit s’do të mund ta turpëronin sa e kanë turpëruar hajnat dhe injorabtlt e tij.
  • Identik si Napoloni i ‘Fermës së Kafshëve’ (Orwell), i shkeli shtatë urdhërat, asgjë që tha nuk e bëri, dhe asgjë që e bëri nuk e tha.
    Dallimi i vetëm mes tyre është se Napoloni është derr…!

P.S. ‘Pas meje, lexues’!

Të ngjashme