Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Lumir Abdixhikut

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Isuf Tetaj, babai i të ndjerit Agonis Tetajt i ka shkruar letër kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ish-kryetarit të kësaj partie Isa Mustafa.

Përmes kësaj letre, Tetaj i ka shprehur shqetësimin në lidhje me gjykimin e vrasjes së djalit të tij dhe ka kërkuar drejtësi.

Më tutje ai përmendur Abdixhikut edhe avokatin e palës së akuzuar, Besnik Berishën, duke thënë se avokati ka abuzuar me procesin. Madje ai ka paralajmëruar se këtyre ditëve do të ushtrojnë edhe kallëzim penal për të.

“Ju shkruaj ngase jeni edhe prind dhe mund ta ndjeni për një çast në zemrën tuaj se si do të ndiheshit nëse punëdhënësi nesër në vendin e punës do ta vriste fëmijën tuaj dhe gjithçka të jetë e pasqyruar nga kamerat e sigurisë, filmime këto të cilat neve si familje do të na ndjekin deri në varr”, thuhet në letrën që Isuf Tetaj i ka shkruar Abdixhikut.

“Unë si prind nuk do të kisha rrugë tjetër veçse për gjakun e djalit tim ta mbaj përgjegjës edhe avokatin Besnik Berisha, për të cilin ne do të bëjmë kallëzim penal”, thuhet në tutje në letrën e tij.

Letrën e Tetajt drejtuar Abdixhikut dhe Mustafës:

Në dijeni: Z. Isa Mustafa

                          Ish Kryeministër I Kosovës

Lënda: Letër Publike nga Isuf Tetaj Babai I Agonisit të vrarë

I nderuar z. Abdixhiku,

Ju shkruaj me qëllim të ju shpreh indinjatën timë të thellë në lidhje me vrasjen e djalit tim në vendin e punës. Besoj nuk ju ka ikur si lajm të cilin e dhanë të gjitha mediat në Kosovë këto ditë,menyren se si u vra djali im dhe përpjekjen kriminale për të ndikuar drejtësinë, provuan që në mënyrë korruptive të orientohet vendimi I gjykatës duke e ricilësuar nga Prokurori Agron Uka në bashkëpunim me avokatin Besnik Berisha dhe ish Kryeprokurorin e Gjilanit Jetish Maloku, tani I avancuar në Kryetar të Këshillit Prokurorial të Kosovës, veprime keto ilegale jashtë seancave gjygjësore që vepren penale nga vrasje e rëndë me dashje ta kthejn në vrasje nga pakujdesia.

Ju shkruaj ngase jeni edhe prind dhe mund ta ndjeni për një çast në zemrën tuaj se si do të ndiheshit nësë punëdhënësi nesër në vendin e punës do ta vriste femijnë tuaj dhe gjithcka të jetë e pasqyruar nga kamerat e sigurisë, filmime këto të cilat neve si familje do të na ndjekin deri në varr.

U përpoqen që në mënyrë kriminale të pamundësohej gjykimi i drejt, rrjedhimisht të vritet edhe një herë djali im dhe ne si familje. Unë si prind nuk do të kisha rrugë tjetër vecse për gjakun e djalit tim ta mbaj përgjegjës edhe avokatin Besnik Berisha, për të cilin ne do të bëjmë kallxim penal.

Avokati Besnik Berisha, fillimisht deri sa nuk ka qene avokat I rastit I të akuzuarit vrasjen e ka cilësiuar si vrasje të rënd me dashje. Në cfardo rrethane rastin do duhet ta mbronte me profesionalizëm dhe integritet prej avokati dhe jo të abuzoj, të korruptoj dhe të bëj përpjekje të mohoj drejtësinë për vrasjen e djalit tim. E kuptoj rolin e avokatit ngase jam jurist me profesion dhe e respektoj përpjekjen që në mënyrë profesionale dhe ligjore maksimalisht të arrij të gjej prova të minimizoj vepren dhe nëse është e mundur ta nxjerr komplet të pa fajshëm të akuzuarin, mirëpo duket prezentuar prova në gjykatë të cilat do ti peshojë trupi gjykues dhe jo asesi të pengohet drejtësia dhe vendimi të merret nëpër kafiteri si dhe të nxjerr video të kamerave me qëllim që të provoj të manipuloj opinionin.

Avokat Besnik Berisha ka qenë edhe ish Këshilltari I kryeministrit të Kosovës. A thu ky avokat I djallit qenka I specializuari për shkak të mënyrës së tij speciale të korruptoj prokuror dhe gjygjtar dhe jo për shkak së me integritet dhe profesionalizëm e bën punën e tij?

Gjykojeni vet se si ky zoteri po rastis te jete gjithnje perfaqesues I ketyre rasteve ….

Ky pseudo avokat, pseudo jurist, ky genjeshtar, ky mercenar I cili fillimisht kur doli ne nje media publike I disbalancuar psikologjikisht dhe nga mungesa e pergjegjjes ose tentative per te fshehur te verteten mohoj komplet se qenka takuar ndonjehere me kryeprokurorin e atehershem te Gjilanit Jetish Maloku dhe prokurorin e qeshtjes Agron Uka, dhe tha se fotoja eshte krejt e montuar si e eshte mundur ky genjeshtar, ky njeri pa integritet te nesermen pa kaluar 24 ore nga presioni public dhe prezentimi I fakteve e pranoj se qenka takuar kur mediat I nxorren informatat tjera dhe tha se jam takuar “max 3 min dhe min 5 minuta” duke mos ditur as cfar po flet, ngase e verteta vret.

A thu keshtu me kesi lloj morali integriteti dhe profesionalizmi e paska pas keshillu edhe ish kryeministrin e Kosovës. Analist politik, gazetar, biznismen, seksist I gjykatave dhe prokurorise, pse duhet te gjej streh ky profil njeriu tek organizimi I juaj politik dhe nëpër institucione të Kosovës, I nderuar kryetar, I nderuar Lumir. ???!!!!

Deklarimet e tij publike pas vendimit të djeshëm meritor të trupit gjykues në Pejë duke sulmuar institucionet, kryeprokurorin, gjykatën e pejës dhe trupin gjykes për vendimin e djeshëm nuk janë asgjë tjetër vetem se shpërfaqja e një njëriu pa integritet dhe I cili në cfardo forme sheh vetëm përfitimin material prej shpirt humburi dhe asgjë tjetër.

Unë besoj fuqishëm se institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë me e vendos drejtësinë për rastin e vrasjes së djalit tim.

Drejtësi, drejtësi, drejtësi ….”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme