Babai i Djokoviqit dëshiron që djali i tij të tërhiqet nga tenisi: Ky nuk është sport

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Njoftimi i ish-liderit botëror vjen në të njëjtën kohë, kur në Serbi u publikua një dokumentar për jetën dhe karrierën e tenistit të njohur.

Srdjan Djokoviq ka zbuluar se do të dëshironte që kampioni i shumëfishtë i Grand Slam-eve të ishte tërhequr nga sporti profesionist shumë kohë më parë dhe shpreson që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm. 

“Të gjitha dëshirat që kisha për të, janë përmbushur tashmë që shtatë apo tetë vjet më parë. Pjesa tjetër janë thjesht shpërblime të mëdha. Tenisi është vetëm një pjesë e jetës së tij, jo gjithçka dhe shpresoj se ai do të njihet edhe për gjërat që ai do ta bëjë, pasi të dalë në pension, pasi të largohet nga bota e tenisit, që shpresoj të jetë vitin e ardhshëm.

Është dëshira ime si baba, dua të them, mendoja se ai duhej ta kishte ndërprerë këtë punë tmerrësisht të vështirë prej kohësh. Ky nuk është një sport, është një punë tmerrësisht e vështirë, në çdo drejtim, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht.

Ai tashmë i ka kushtuar më shumë se 30 vjet kësaj pune dhe ende nuk dorëzohet, është koha për të shijuar gjëra të tjera në jetë”, tha Srdjan Djokoviq, në një dokumentar të prodhuar nga Sportal. 

Njoftimi i Novak Djokoviq për pjesëmarrjen në Toronto

“Gjithmonë më ka pëlqyer të vij për të luajtur në Kanada, por pasi e diskutuam me ekipin tim, mendojmë se është vendimi i duhur ”, tha ai.

Lojtari serb, me 23 tituj Grand Slam, u tërhoq nga turneu i Torontos një javë, pasi humbi në pesë sete ndaj spanjolit Carlos Alcaraz, pas 4 orë e 45 minuta lojë në finalen e Wmbledonit.

Numri një i botës në ATP i mohoi Novak Djokoviqit një titull të pestë radhazi në Wimbledon, duke i krijur serbit humbjen e tij të parë në fushën me bar të Londrës që nga viti 2017.

Humbja ndaj Carlos Alcaraz përfaqësoi gjithashtu një shans të humbur për Djokoviçin për të barazuar rekordin absolut prej 24 titujsh të mëdhenj në single të mbajtur nga australiania Margaret Court.

Të ngjashme