Babai i Messit lëshon deklaratën bombastike: Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është i destinuar të rikthehet te Barcelona pas dy viteve qëndrim në Paris Saint Germain.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG pasi i ka përfunduar kontrata dhe ka disa oferta para vetës.

Rikthimi i tij te Barcelona është mëse i mundur, pasi babai i tij Jorge Messi ka qëndruar në qytetin katalunas ku është takuar me Joan Laportan.

Ai ka folur shkurtimisht duke konfirmuar se Leo Messi dëshiron rikthimin në Camp Noue dhe ka besim se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas.

Të ngjashme