Një burrë nga fshati Vranjak i Rahovecit ka raportuar në Polici se i janë zhdukur djali dhe vajza.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se babai nga Rahovci ka thënë se fëmijët janë larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
“Fsh.Vranjak,Rahovec, 23.02.2021-18:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport.