Babë e bir e kanosin me armë një person në tregun e gjelbër, policia arreston të dyshuarit

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Një person ka njoftuar organet e sigurisë në Rahovec se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, në tregun e gjelbër, është kanosur me armë nga dy të dyshuarit babë e bir.

Të njëjtit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga Policia është ndaluar dhe është arrestuar një i dyshuar e më pas është vetëdorëzuar edhe i dyshuari tjetër i cili ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka dorëzuar armën –revole e llojit “TT”, një karikator me 5 (pesë) fishekë kal.7.62mm, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe është konfiskuar nga Policia.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë kal. 7.62 mm.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendimin e prokurorit, një i dyshuar pas intervistonit dërgohet në qendrën e mbajtjes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme