Bad News Eagles vazhdojnë sot garën si legjenda në turneun më të madh në CS:GO

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles do të nisin sot garën në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major.

Përballja e tyre e parë do të jetë ndaj ekipit danez Copenhagen Flames, të cilët me renditje janë në vendin e 14-të.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 12:00.

Edhe kjo fazë si e kaluara, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt.

Të ngjashme