Baerbock: Zhvillimet e fundit mes Serbisë e Kosovës po e rrezikojnë Procesin e Berlinit

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka folur për situatën në mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se veprimet e fundit e kanë rrezikuar Procesin e Berlinit.

Baerbock, gjatë vizitës në Tiranë në kuadër të Samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, tha se Ballkani Perëndimor gjendet në mes të Evropës dhe rruga drejt BE-së duhet kaluar më shpejt.

“Dhe prandaj është thelbësore për ne që të theksojmë se zhvillimet në ditët e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po e rrezikojnë këtë. Pata një thirrje të fortë së bashku me partnerët evropianë dhe së bashku me miqtë tanë amerikanë për të nënvizuar se duhet të ketë një reduktim të trupave nga Serbia të cilën e kemi parë së fundmi”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e një zyrtari të lartë të Kosovës me një zyrtar të Serbisë prej se kur ndodhi agresioni i Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator.

Të ngjashme