Ministria e Brendshme e Bahreinit tha të shtunën se ka arrestuar 41 persona, për të cilët pretendon se janë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e vendit.
Ministria bëri të ditur se hetimet nga prokuroria publike kanë përfshirë gjithashtu raste që lidhen me simpati ndaj sulmeve iraniane, raporton skynews .
Irani ka ndërmarrë në mënyrë të përsëritur sulme që kanë në shënjestër Bahreinin dhe shtete të tjera arabe të Gjirit që nga shpërthimi i konfliktit në shkurt.