Bahri Berisha përfaqëson Kosovën në Organizatën Botërore të Doganave

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 14:44 | Nga

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë në takimin e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave.

Aty po marrin pjesë 182 shtete anëtare të OBD (Organizata Botërore e Doganave). Berisha në këtë takim është duke marrë pjesë në cilësinë e kryesuesit të Delegacionit, njofton Dogana e Kosovës.

Këshilli i përgjithshëm është organi më i lartë të OBD dhe mban takime të rregullta një herë në vit. Temat e diskutuara nga Këshilli kanë të bëjnë me çështje doganore dhe të bashkëpunimit.

“Në këtë samiti roli i doganave ne ofrimin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, përforcimi i kapaciteteve të doganave në luftimin e shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, lehtësirat tregtare, harmonizimi i sistemeve doganore, bashkëpunimi me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit janë çështjet kyçe të diskutimeve”.

“Gjatë takimit të këshillit të përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm ka takuar sekretarin e përgjithshëm të ËCO dhe strukturat tjera udhëheqëse te OBD. Gjithashtu gjatë qëndrimit ne Bruksel në ambientet e OBD delegacioni i Kosovës ka pas disa takime bilaterale me Doganat e vendeve të ndryshme. Në ditët në vijim Drejtori i Përgjithshëm do të marr pjesë edhe në konferencën Globale për transit që do të mbahet në Bruksel në kuadër të OBD”, shkruan në komunikatën e Doganave të Kosovës.

“Derisa lajmet se anëtarësimi i Kosovës është suspenduar janë tërësisht të pavërteta pasi jemi duke u përfaqësuar si të gjitha shtetet tjera”, thuhet më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme