Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh anëtari i VV-së, Agim Bahtiri, thotë se askush nuk mundet ta pengoj vullnetin e popullit, që Albin Kurti të udhëheq me vendin për shumë mandate.
“14 shkurti po afrohet, datë kur popullit do t’i kthehet shpresa dhe do t’i hapen perspektiva të reja me Kryeministër Albin Kurtin”, ka shkruar Bahtiri.
“Të gjithë ata që e kanë shkatërruar Kosovën për mbi dy dekada dhe po e pengojnë vullnetin e popullit do të përgjigjen para drejtësisë”, tha ai më tej.