Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i është përgjigjur ryeministrit Haradinaj, në kërkesën për lirimin e detyrës, që i është drejtuar para disa ditësh.
Largimin e Sefajt e ka komentuar nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.
“Ne e kemi pranuar dorëheqjen e Sefajt për shkak se dëshirojmë që proceset të shkojnë përpara”, ka thënë Bahtiri n në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Edhe ashtu kemi shumë probleme në vend – paraqitja e Listës Serbe, e cila dëshiron ta shfrytëzojë këtë paralizë institucionale, në bëri që ta pranojmë dorëheqjen e Sefajt”.
“Bahtiri tha se AKR-ja çdo herë ka qenë bashkëpunuese dhe i ka çuar proceset përpara në të mirë të qytetarëve.
“Çdokush që nuk e respekton Ligjin duhet të shkojë në shtëpi. Sefaj nuk e ka lajmëruar Haradinajn për këtë aksion, ndonëse e ka pasur për obligim – ai ka menduar që këtë lajmërim e ka bërë Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Për shkak të moslajmërimit, ne e kemi marrë këtë përgjegjësi – sepse ne çdoherë e kemi respektuar ligjin”, tha ai.
Bahtiri ka treguar që edhe ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme do të jetë nga radhët e AKR-së.
Nënkryetari i AKR-së dhe kryetar i Mitrovicës Jugore ka thënë se duhet të ulen gjakrat ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, pasi ky shtet gjithmonë i ka ndihmuar Kosovës.