Kryetari i Nismës Socialdemokrate për Gjilanin, Bajram Hasani sot është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Takimi mes Hasanit dhe Kurtit është zhvilluar në njërën nga kafenetë e kryeqytetit.
Ende nuk dihet se për çfarë u bisedua në këtë takim, por së fundi në medie po flitet për mundësinë e kalimit të Nismës Socialdemokrate me degë në Gjilan, në Vetëvendosje.
Hasani ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë në fillim të mandatit të qeverisë Haradinaj.
Ai u shkarkua me kërkesë të partisë së tij.