Bajrami dërgoi mjete mësimore dhe argëtuese në SOS Fshatrat e Fëmijëve

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 12:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka vizituar sot SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, me ç’rast ka dërguar për fëmijët që jetojnë në këtë Fshat mjete mësimore dhe argëtuese.

Ministri Bajrami me këtë rast tha se, Ministria e Arsimit në vazhdimësi, sipas traditës, e ndihmon Fshatin duke ofruar lehtësira për këta fëmijë dhe u shpreh i kënaqur që edhe këtë radhë në emër të Qeverisë po ndihmohen fëmijët që jetojnë aty.

Ministri theksoi se MAShT këtë vit e ka ndihmuar SOS Fshatin në vlerë prej 10 mijë euro, kryesisht me materiale shkollore dhe argëtuese, ndërsa e uroi drejtoren dhe të gjithë punëtorët e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për trajtimin human që ju bëjnë fëmijëve, “në mënyrë që këta fëmijë nesër të integrohen në shoqërinë kosovare, të kenë kujdes në edukim të mirë, mos të ndiejnë mungesën e prindërve dhe të kujdesit shtetëror”.

“Ministria e Arsimit në vazhdimësi do të ndihmojë këto kategori. Do të ndajmë fonde të rregullta në mënyrë që këta fëmijë nesër të bëhen pjesëtarë të dobishëm të shoqërisë sonë”, tha ministri Bajrami.

Drejtorja e SOS Fshatrave të Fëmijëve, Nezahat Salihu, falënderoi ministrin Bajrami për vizitën dhe ndihmën dhe theksoi faktin se Ministri e viziton vazhdimisht këtë Fshat për të parë mundësitë e ndihmës që mund të ofrohet nga ana e MAShT.

foto-2-SOS

Të ngjashme