Bajrami dhe Magno flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka pritur në takim drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno.

Në takim u diskutua për Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe për aktivitetet tjera të Ministrisë së Financave në funksion të nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe avancimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në projekte të ndryshme ekonomike.

Bajrami e informoi Magnon për punën e Ministrisë së Financave në adresimin e sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.

Magno shprehu gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave në fushën e menaxhimit të financave publike si dhe në tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme