Bajrami: Gabim të mendohet se 100 euro në vit për pensionistë e fëmijë është zgjidhje e problemit të varfërisë

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se “papunësia është individuale, po varfëria është familjare”.

Bajrami ka thënë se është gabim të mendohet se 100 euro në vit për pensionistë e fëmijë është zgjidhje e problemit të varfërisë.

“Me qenë zgjidhja 100 Euro në vit të garantoj që fjalën varfëri në Kosovë nuk e kishe dëgjua kurrë. Derisa Qeveria jote po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit, remitencat e mërgatës tonë janë mbi 1.2 miliardë euro në vit. Ku mendoni se shkojnë 1.2 miliardë euro remitenca?”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme