Bajrami: Jemi në kontakt edhe me disa të koalicionit për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 19:14 | Nga

Opozita si iniciues të mocionit për shkarkimin e Qeverisë me votë të mërkurën në Kuvend, janë të bindur se do ta kenë mbështetjen edhe të disa deputetëve të koalicionit Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka pohuar për Gazetën Express se ndonëse mund të duket e pabesueshme, opozita është koordinuar me disa deputetë të koalicionit qeverisës që të votojnë pro shkarkimit të qeverisë Mustafa.

“Për të mërkurën, ashtu qysh e kemi nis që nuk na keni besuar, që i kemi nënshkrimet, edhe me ju thanë që i kemi votat s’besoni”, tha Bajrami.

“Na besojmë shumë që do ta rrëzojmë këtë qeveri. Në rast se këta s’marrin ndonjë vendim paraprak, sot ose nesër”, ka shtuar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme