Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot kjo parti me mbajtjen e kuvendit zgjedhor të saj ka dëshmuar pjekuri politike.
“Urime qytetarë, urime Kosovë, urime LDK për Kryetarin Isa Mustafa. Lidhja Demokratike e Kosovës dëshmoi pjekuri, maturi, fuqizim dhe fitore me zgjedhjen e Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
“Lidhja Demokratike e Kosovës edhe sot iu dha shembull gjithë partive tjera”.
“Sot është fundi i PAN-it, fundi i partive që zhvatën Kosovën me keqqeverisje, krim e korrupsion”.