Bajrami: Mësuesit dhanë kontribut në edukimin e shoqërisë

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 10:39 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka uruar mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Në urimin e tij thuhet se 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë, në të cilën e kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin e shoqërisë, raporton Ekonomia Online.

“Po ashtu, në këtë ditë, kujtojmë edhe sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve në rrugëtimin e gjatë për përhapjen e dijes, fuqizimin e familjes përmes arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare”, thuhet në urimin e Bajramit.

“Pra, kontributi juaj ka qenë dhe mbetet shumëdimensional. Vetëm me përkushtimin tuaj, ne do të ecim sigurt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Ashtu siç keni ditur të jeni në ballë të çdo sfide nëpër vite, jam i sigurt se së bashku do ta realizojmë edhe misionin për ofrimin e sistemi cilësor të edukimit për fëmijët tanë”, ka uruar ministri Bajrami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme