Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se pakoja emergjente fiskale, e miratuar nga Qeveria e kaluar, do të implementohet në tërësi.
Ajo të mërkuren, në Komisionin për Buxhet, ka thënë se gjatë dy ditëve të kaluara, me qindra kërkesa për ekzekutim pagash për punëtorët e sektorit privat.
“Komisioni ndërministror është duke e bërë verifikimin. Dje dhe para dy ditësh është bërë pagesa për 50 për qind e mbulimit të qirasë. Ne duhet të gjejmë mjete përmes implementimit të buxhetit në mënyrë që kjo pako të implementohet e tëra”, ka thënë ajo.