Bajrami: Për herë të parë mbi 3 milionë euro për fatkeqësitë natyrore

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, para deputetëve ka treguar se Qeveria e Kosovës, ka ndarë për herë të parë në ministrin e Bujqësisë një fond prej 3 milionë e 80 mijë euro për fatkeqësitë natyrore.

Bajrami ka theksuar se ky fond nuk është shpenzuar plotësisht andaj dhe të gjithë bujqit e dëmtuar nga reshjet e javëve të fundit e që shkaktuan vërshime në disa qytete e fshatra kosovare, do të kompensohen nga shteti.

“Ministri është në terren po bën vlerësimin e dëmeve, dhe besoni të gjitha po mbulohen”, tha Bajrami para deputetëve.

Ajo po ashtu bëri me dije se qeveria ka ndarë edhe 26 milionë euro  për Ministrinë e Bujqësisë për këtë vit.

Ndryshe deputetët aktualisht janë duke parashtruar pyetje parlamentare për kabinetin qeveritar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme