Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, u tregua goxha e ashpër me kryeministrin në detyrë dhe njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti.
Bajrami foli edhe rreth një deklarate të saj për Listën Serbe, për të cilën u sulmua ashpër nga aktivistët e Vetëvendosjes.
Ajo mori shembull sulmin terrorist në Banjskë, ku pyeti se si iu krijua një korridor kryeterroristit serb Millan Radoiçiq, në pikë të ditës para kamerave.
“A e keni pa që ka qenë i rrethuar? Dhe mandej kanë qarkulluar videot se si ai është tërhequr pa therrë në këmbë”, deklaroi ajo.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës iu drejtoi pyetje militantëve të VV-së, të cilët sipas saj, bëjnë video mesazhe dhe shpifje:
“Le të marrin fillimisht nga Albin Kurti dhe qeveria e tij se kush dha urdhër që të krijohet korridori që të ikë Radoiçiqi?”, pyeti Bajrami në emisionin Rubikon në Klan Kosova.