Bajrami: Rezultatet e PISA-s i kemi ditur, do të rrisim cilësinë

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 12:38 | Nga

Bajrami tha se në testin e PISA-s 2018 nuk pret mrekulli por do të ketë rritje cilësi

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në konferencën e fundit për këtë vit tha se vlerësimi që PISA ka bërë për nxënësit e Kosovës ka treguar nivelin për të cilin e kanë ditur edhe me herët.

Përkundër kësaj ministri Bajrami këtë vit e ka vlerësuar si të suksesshëm derisa tha se gjatë gjithë vitit kanë punuar për rritjen e cilësisë.

Bajrami u shpreh se në testin e PISA 2018 nuk pret mrekulli por do të ketë rritje cilësi.

Ministri i Arsimit në këtë konferencë ka folur edhe për Arsimin e lartë për të cilin tha se ky sektor është është stabilizuar pas dy viteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme