Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka pritur në takim boksierin shqiptar nga Zvicra, kampionin e ri ndërkombëtar për Euro-Azi në WBF, Tefik Bajrami, të cilin e përgëzoi për titullin e fituar.
Ministri Murati tha se ky sukses është një dëshmi se shqiptarët janë të suksesshëm edhe në fushën e sportit.
Kampioni shqiptar në WBF, Bajrami, e falënderoi ministrin Murati, përkatësisht Ministrinë e Diasporës për mbështetjen institucionale që i ka dhënë.
Ai e njoftoi ministrin Murati për planet në boksin profesionist, duke theksuar se synon ta arrijë titullin e kampionit botëror.