Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur sulmeve të VV lidhur me koordinimin me Listën Serbe.
Bajrami tha se koordinimi i VV-së me Igor Simiq e Nenad Rashiqi është i faktuar audio-incizimin ku flet shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari.
Ajo shtoi se “saherë i është dashur popullaritet Vuçiqit në Serbi e ka sulmuar Albin Kurti, dhe sa herë i ka ra Albin Kurtit popullariteti në Kosovë njëjtë e kanë bërë serbët e Serbisë”.
“Situata ka ndryshuar shumë prej rastit të sulmit terrorist në Banjskë, ku kryetari i Listës Serbe ka dal dhe e ka marrë përgjegjësinë për rastin e sulmit terrorist. Dhe nuk mund të themi se me lehtësi të bashkëpunojmë me ta. Në Qeverinë e Albin Kurtit kemi pasë ministër të Listës Serbe, ne e kemi pasë nënkryetar Simiqin dhe nuk ka qenë temë asnjëherë, konteksti i deklaratës sime është ky: Ne kemi problem shumë më të madh me institucionet tona që janë komplet neglizhente dhe luajnë lojëra patriotike, jo kundrejt Listës Serbe, por në mungesë fundamentale të ndonjë rezultati, luajnë me kundërshtarët politik”, tha Bajrami në Klan Kosova.