Bajrami vizitoi mësimdhënësit gjatë trajnimit për zbatim të kurrikulës së re

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 15:06 | Nga

Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe drejtoresha e DKA-së së Prishtinës znj .Arbërie Nagavci , vizituan shkollën “Dardania” , të Prishtinës ku po trajnohen mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës për zbatim të Kurrikulës së re .

MAShT-i , këto ditë ka organizuar trajnime për rreth 9000 mësimdhënës nga të gjitha shkollat e Kosovës për nivelin parafillor dhe klasat :1 ,6, e 10 të , për zbatim të suksesshëm të kurrikulës i cili do të filloi në vitin e ri shkollor 2017/18.

Ky është një proces shumë i rëndësishëm për ndërrimin e gjendjes në sistemin tonë arsimorë, përmes kësaj kurrikule , në synojmë që të ngrisim cilësinë në arsim përmes mësimdhënies moderne, theksoi ministri Bajrami.

“Kurrikula e re bazohet në kompetenca , ndërron tërësisht qasjen në shkolla , ndërron programet tona nga ato teorike në programe praktike dhe aftëson nxënësit me kompetenca dhe shkathtësi të duhura” tha ministri Bajrami .

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se më vjen mirë që tashmë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë e kanë pranuar mirë këtë kurrikulë , janë përgatitur për këtë sfidë të re, si një mundësi e mirë për përmirësimin e sistemit arsimor dhe se kurrikula është shumë dimensionale dhe komplekse që nënkupton edhe tekste të reja shkollore dhe metodologji të reja të mësimdhënies është shprehur ai.

Duke uruar për sukses në punën e tyre të shenjtë të mësimdhënies,  Bajrami tha se ju jeni patriot të shekullit të ri dhe se nga përkushtimi i juaj profesional, në masë të madhe varet edhe suksesi i ndryshimeve pozitive të cilësisë në arsim që po synojmë të gjithë së bashku .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme