Gareth Bale është i lumtur për triumfin e Realit.
Menjëherë pas ndehsjes ai i ka lëshuar mesazh të qartë edhe trajnerit të tij, Zidane.
“Jam i lumtur për këtë mbrëmje të madhe, por natyrisht që isha i mërzitur që e nisa nga stoli.
“Më duhet të luaj çdo javë, dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam pasur një dëmtim 5-6 javë, por tashmë jam shumë mirë”.
“Duhet të ulem dhe të diskutoj me agjentin tim për të ardhmen. Jam i zhgënjyer që nuk e nisa nga fillimi, mendoj se e meritoja. Gjithsesi, është trajner që i bën vendimet”, deklaroi Bale.