Gareth Bale ka shprehur gatishmëri për të qëndruar në Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm, për shkak se trajneri i ri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui, është njohës i mirë i gjuhës angleze, sipas Daily dhe Sunday Express.
Ish-trajneri i Madridit, Zinedine Zidane nuk ka folur anglisht, ndërsa vetë Bale nuk ka qenë në gjendje ta mësojë spanjishten edhe pse jeton në Madrid që prej vitit 2013, transmeton Gazeta Express.
Por, Lopetegui mund të flasë anglisht shumë mirë, pasi në vitin 2016 gati sa nuk u emërua trajner i Wolves, dhe tashmë ka biseduar me Bale.
Pas bisedës Bale ndihet më i sigurt për pozitën e tij në Madrid.