Balla: Opozita t’i drejtohet Kushtetueses për kryeprokuroren

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 12:24 | Nga

Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i grupit të deputetëve socialistë, Taulant Balla tha se opozita nëse ka kontestime për kryeprokuroren e re t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Debati demokratik zhvillohet në institucione, u shpreh ai, shkruan Top Channel.

“As me dhunë, as me bomba, as me goditje, bidona uji e gjithçka pati mundësi Luli e Monika bashkë të bënin në seancë. Debati demokratik zhvillohet në institucione, nëse kanë kontestim është Gjykata Kushtetuese”.

“Nuk mund ta ndajë PD dhe simotra LSI çështjen e procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm. Kemi respektuar fjalën germë për germë, gjithë kuadrin ligjor dhe Kuvendi sot ka caktuar një prokuror”, tha Balla.

Të ngjashme