Ballkani Perëndimor s’është prioritet i Portugalisë si kryesuese e BE-së në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vitit 2021, Bashkimi Evropian, do të kryesohet nga Portugalia dhe Sllovenia, shtete këto që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Portugalia do të marrë udhëheqjen e BE-së nga 1 janari i vitit 2021, dhe në gjashtë mujorin e udhëheqjes nga ky shtet nuk pritet ndonjë progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo pasi në planin e Portugalisë të publikuar Ballkani Perëndimor s’është në prioritet nga ky shtet, raporton Ekonomia Online.

Pjesën e dytë të vitit BE do të udhëhiqet nga Sllovenia, e cila për shkak të afërsisë pritet që të ketë në agjendë çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Në linkun e më poshtë gjeni top-prioritete e vendeve udhëheqëse të vendeve të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme