Mario Balotelli do të hyjë në histori si një nga rebelët më të mëdhenj në botën e futbollit.
Futbollisti italian ka bërë më parë atë që ai pëlqen si në fushë ashtu edhe jashtë saj, pa menduar për ndonjë pasojë.
E SPONSORUARSHIKO VIDEON
Ai është pjekur pak në vitet e fundit, por Balotelli vazhdonte mbetet një figurë përçarëse dhe e vrazhdë kohë pas kohe.
Në vitet e fundit, Balotelli ka pas rënie në karrierë dhe tani e disa sezone po e sheh veten duke luajtur në Francë.
Megjithatë, gjestet rebele të sulmuesit italian nuk po ndalen as në Ligue 1, pasi Balotelli po vazhdon të ndëshkohet me kartonë të kuq.
‘Super Mario’ ndoshta ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin e Marseille të premten mbrëma dhe ai përfundoi magjinë e tij në mënyrë tipike.
28-vjeçari u ndëshkua me të kuq në minutën e 59-të, pasi bëri një ndërhyrje të ashpër nga prapa në Daniel Congre.
Pavarësisht se është një sulmues, tani Balotelli ka plot 12-të kartonë të kuq në në karrierën e tij.
Italiani tani është ndëshkuar me të kuq për gjashtë skuadra të ndryshme.
Ai është ndëshkuar një herë Interin, Milanin, Kombëtaren e Italisë, dhe Marseillen, ndërsa plot katër herë për Manchester Cityn dhe Nice. /Telegrafi/