Mario Balotelli mund të largohet nga Nice në janar, pasi kërkon të luajë në një skuadër që lufton për trofe dhe luan në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi ka folur për Sky Sport Italia, ku ka sqaruar shuam gjëra rreth të ardhmes.
“E kaluar është pas nesh, por në futboll gjithmonë mund të shkruash të ardhmen. Gabimi im është se adoleshencën e kam kaluar sikurse çdo adoleshent tjetër, por kjo nuk lejohet. Nuk mendoj që kam bërë ndonjë gjë të keqe”.
Ai duket që mund të largohet nga Nice, pasi edhe presidenti ka thënë që paga e tij është vështirë të paguhet nëse nuk luajnë në Evropë.
“E kam telefonuar Mino Raiolan dhe e kam pyetur: ‘Çfarë do të bëjmë në janar? Ai tha se nuk e di. Dua që të mbahem në mend. Ta shohim. Dua të luaj me një skuadër të fortë pas meje. Dua të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të fitoj ndonjë gjë”.
“Nuk mendoj për fundin e karrierës ende. Jam 27 vjeç dhe kam para vetme dhe gjashtë apo shtatë vite karrierë në nivelet e larta”.
“E di që në futboll duhet të punosh shumë. Mendoj që jam në rrugën e duhur”, ka thënë Baltoelli.
Balotelli tha se nuk dëshiron që Juve ta fitojë titullin, jo që ka kundër tyre diçka, por kësaj radhe preferon Napolin ose Interin.
Në anën tjetër do t’i pëlqente një rikthim te Manchester City.