Policia greke ka goditur një tjetër bandë të trafikut të drogës në Athinë. Katër shtetas shqiptarë dhe një grek janë vënë në prangat e policisë.
Media helene eKathimerini bën me dije se mes te arrestuarve edhe kreu i grupit, një shtetas shqiptar, 32 vjeç.
Policia greke sekuestroi doza kokaine me peshë 400 gramë si edhe 43.000 euro, 47.000 lekë, 286 dollarë, 5 automjete, nje motoçikletë dhe 17 celularë
Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për pjesëtarë të tjerë të grupit