Banesat komunale për familjet e dëshmorëve në Prishtinë jepen për shfrytëzim 99-vjeçar

Prishtinë | 23 Kor 2025 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot përmes një postimi se ka nënshkruar vendimin që banesat komunale të ndara për familjet e dëshmorëve të Republikës të jepen për shfrytëzim për një periudhë 99-vjeçare.

Sipas Ramës, ky vendim është vazhdimësi e një procesi të nisur vite më parë, por që tashmë merr një formë të qëndrueshme dhe afatgjatë për këto familje. Ai theksoi se ky nuk është një akt favorizues, por një hap drejt drejtësisë dhe kujdesit institucional për ata që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e vendit.

“Prishtina u detyrohet familjeve të dëshmorëve jo vetëm nderim moral, por edhe trajtim dinjitoz dhe të qëndrueshëm,” shkroi Rama.

Vendimi është përshëndetur gjerësisht nga qytetarë e përkrahës në rrjetet sociale, të cilët e cilësuan këtë veprim si human, të drejtë dhe me përgjegjësi të lartë institucionale.

Të ngjashme