Banja e Istogut bindshëm për fitoren e Bekë Berisha

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha së bashku me kandidaten për Asamble Komunale, Fjolla Ukaj, kanë vizituar Banjën e Istogut.

Berisha tha se Banja, me vite ka problem sigurimin e ujit, kanalizimet jofunksionale, mungesa e trotuareve, ndriçimit, transporti publik, numrin e  kufizuar të kopshteve për fëmijë, e shumë çështje të tjera të lëna pezull.

Ai shpalosi synimet dhe planet e tij, drejt ndryshimit të kërkuar, që dy dekada.

Postimi i plotë:

Së bashku me kandidatën për Asamble Komunale, Fjolla Ukaj, sonte ishim të pranishëm në Banjë. Bisedë miqësore me këta njerëz fisnik, ku diskutuam gjerë e gjatë për të ardhmen e vendit tonë.

Shpalosëm synimet dhe planet tona, për rrugën e gjatë që na pret, drejt ndryshimit të kërkuar, që dy dekada.

Banja, me vite ka problem sigurimin e ujit, kanalizimet jofunksionale, mungesa e trotuareve, ndriçimit, transporti publik, numri i kufizuar i kopshteve për fëmijë, e shumë çështje të tjera të lëna pezull.

Ju ftoj të besoni në planprogramin tonë dhe objektivat e qarta për funksionalizimin e nevojave bazike për mirëqenien e çdo banori të komunës sonë!

Për Istogun e guximit dhe urtësisë!

#Meqytetarët

121

Të ngjashme