Banka Botërore dhe bankat evropiane, të interesuara për autostradën Kosovë-Serbi

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 18:28 | Nga

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja për Ndërtim, Komunikacion dhe Infrastrukturë, Zoarana Mihajloviq ka deklaruar në Trieste se në Samitin Evropian për Ballkanin Perëndimor do të flas për ndërtimin e “Autostradës së Paqes” Nish-Merdare-Prishtinë, autostrada Kosovë-Serbi.

Sipas saj, për financimin e këtij projekti janë të interesuar Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropian për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Ne kemi një bashkëpunim afatgjatë me BB, BEI dhe BERZH-in, të cilat janë të interesuara në financimin e ndërtimit të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë”, ka thënë Mihajloviq, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, do të diskutohen mundësitë e reja të biznesit, po ashtu financimi i rrugëve rajonale në Serbi dhe atyre hekurudhore.

Të ngjashme